Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Gjermane, dy të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56170-rrëzohet_helikopteri_i_ushtrisë_gjermane_dy_të_vdekur
Një helikopter i  Ushtrisë Gjermane u rrëzua në Mali, duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 11:29 Europe/Tirane
  • Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Gjermane, dy të vdekur

Një helikopter i  Ushtrisë Gjermane u rrëzua në Mali, duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve. 

Megjithate hetimet për këtë incident po vazhdojnë. Piloti i një helikopteri tjetër ushtarak që po fluturonte pranë helikopterit të rrëzuar, tha se “helikopteri ishte rrëzuar papritur dhe kishte rënë me shpejtësi drejt tokës, pa pasur mundësi as që të jepte sinjalin e alarmit.” Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shprehu familjeve të ushtarakëve që humbën jetë ngushëllimet. Në lidhje me incidentin ajo tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit do të shqyrtohet me kujdes. Edhe Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier reagoi me dhimbje të madhe për vdekjen e dy ushtarakëve gjatë rrëzimit të e helikopterit në Mali. Në Mali janë të stacionuar 875 ushtarë gjermanë. Misioni i OKB-së në Mali, Minusma, konsiderohet si misioni më i rrezikshëm në të cilin po merr pjesë Bundeswehri. Në Mali janë dërguar katër helikopterë ushtarakë të tipot Tiger, si dhe katër helikopterë transporti NH90.