Miratohet buxheti i Trump për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka miratuar buxhetin e kërkuar nga presidenti Donald Trump, për atë që ai e quan marrjen e masave të sigurisë dhe ndërtimin e murit ndarës me Meksikën.
Në këtë mënyrë Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë ka miratuar shumën 790 miliard dollarë e cila është kërkuar nga Donald Trump për shtimin e sigurisë kombëtare. 1.6 miliard nga ky buxhet do të përdoret për ndërtimin e murit ndarës mes Meksikës dhe Amerikës. Ndërtimi i këtij muri është pjesë e premtimeve elektorale të Donald Trump, por që është kundërshtuar ashpër nga Meksika. Më herët presidenti amerikan kishte premtuar se paratë për ndërtimin e këtij muri do t’i marrë nga vetë Meksika. Mirëpo me miratimin e këtij plani, në vend të qeverisë meksikane, janë taksapaguesit amerikanë ata që do të paguajnë për ndërtimin e murit ndarës.