Shkarkohet këshilltari i Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56208-shkarkohet_këshilltari_i_trump
Drak Harvei, këshilltar i lartë i presidentit amerikan për çështjet e Lindjes së Mesme është shkarkuar nga detyra e tij.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Korrik 28, 2017 07:48 Europe/Tirane
  • Shkarkohet këshilltari i Trump

Drak Harvei, këshilltar i lartë i presidentit amerikan për çështjet e Lindjes së Mesme është shkarkuar nga detyra e tij.

Donald Trump, presidenti i Amerikës ditën e enjte shkarkoi këshilltarin e tij të lartë Drak Harvei i cili ishte përgjegjës për çështjet e Lindjes së Mesme në këshillin e sigurisë kombëtare të Amerikës. Harvei është një ekspertë me eksperiencë në fushën informative në Lindjen e Mesme dhe është një prej faktorëve kyç në hartimin e planit të Trump për analizimin e politikave të Iranit dhe për hartimin e politikave të Amerikës në Siri dhe në Irak. Disa burime thonë se shkarkimi i tij erdhi për shkak të disa konflikteve brenda Shtëpisë së Bardhë.