Vazhdon telenovela e shkarkimeve në administratën amerikane
Me vazhdimin e telenovelës së shkarkimeve dhe largimeve nga puna në administratën amerikane, kësaj here ka dhënë dorëheqje Reince Priebus, shefi i punonjësve të Shtëpisë së bardhë, i cili u zëvendësua nga John Kelly sekretar për sigurinë e brendshme në Amerikë.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar gjeneralin John Kelly, i cili aktualisht kryeson Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si shefin e ardhshëm të stafit të tij. Njoftimi, u bë në Tëitter, pasditen e së premtes dhe në mënyrë efektive, largon Reince Priebus nga ky pozicion. Ish shefi i personelit, Priebus ishte përballur me presion, si një njeri i mundshëm, nga ku rrjedh informacioni. Këto akuza për ish shefin e personelit, erdhën nga drejtori i ri i komunikimit, Anthony Scaramucci, i emëruar nga Trump para një jave. 67 vjeçari John Kelly është një gjeneral në pension, i cili është bërë 'fytyra' e sigurisë kufitare në SHBA.Më herët, drejtori i ri i komunikimeve, i presidentit Donald Trump, sulmoi shumë ashpër verbalisht shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Anthony Scaramucci e cilësoi Reince Priebus, një nga republikanët më të fuqishëm, një skizofren paranojak gjatë një telefonate me një gazetar të revistës The Neë Yorker. Scaramucci gjithashtu sulmoi edhe ndihmësin e Trump, Steve Bannon. Biseda e drejtorit të komunikimeve me gazetarin Ryan Lizza ishte e mbushur me fjalor mjaft banal dhe ofendimet e fyerjet i drejtoheshin kryesisht Priebus dhe krye strategut të Trump, Steve Bannon.