I nxehti i jashtëzakonshëm në Francë merr jetë njerëzish
Korrik 29, 2017 09:28 Europe/Tirane
600 persona kanë humbur jetën nga i nxehti i jashtëzakonshëm në Francë, njofton gazeta Le Figaro.
Prej 17 qershorit e deri më 25 korrik, për shkak të temperaturave të larta, niveli i rrezikshmërisë është ngritur nga i verdhë në portokalli në Francë. Me ngritjen e temperaturave, numri i viktimave nga moti i nxehtë ka shkuar në 580 persona thuhet në një njoftim të institutit të shëndetit publik në Francë. Në vitin 2015 në këtë vend nga temperaturat e larta kanë humbur jetën rreth 700 persona. Ndërsa në vitin 2003 rreth 15 mijë persona humbën jetën për shkak të motit.
Tags