Një ish-ministër dënohet për pastrim parash në aferën “Siemens”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56284-një_ish_ministër_dënohet_për_pastrim_parash_në_aferën_siemens
Një ish-ministër socialist u shpall fajtor sot nga Gjykata e Athinës me 8 vite dënim me kusht për pastrim parash që vinin nga ryshfetet e marra nga kompania gjermane “Siemens” për nënshkrimin në 1997 të një kontrate me shoqërinë greke të telekomunikacionit OTE.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Korrik 29, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Një ish-ministër dënohet për pastrim parash në aferën “Siemens”

Një ish-ministër socialist u shpall fajtor sot nga Gjykata e Athinës me 8 vite dënim me kusht për pastrim parash që vinin nga ryshfetet e marra nga kompania gjermane “Siemens” për nënshkrimin në 1997 të një kontrate me shoqërinë greke të telekomunikacionit OTE.

Tassos Mantélis, 72 vjeç, ministër i Transporteve dhe Komunikacionit në qeverinë socialiste të Kostas Simitis nga viti 1997 deri në 2000 u shpall fajtor pasi ka përfituar në atë periudhë 450.000 marka gjermane (rreth 230.000 euro) për nënshkrimin e një kontrate mes Siemens dhe OTE, ku shteti grek ishte në atë kohë aksioneri kryesor për kalimin dixhital. Gjykata shpalli gjithashtu kundër tij një gjobë prej 50.000 eurosh. Drejtori i Siemens në Greqi në atë periudhë, Ilias Georgiou, 80 vjeç u dënua gjithashtu për pastrim parash me 12 vite burg me kusht.