Testimet raketore të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56374-testimet_raketore_të_amerikës
SHBA-ja ka thënë se me sukses ka rrëzuar një raketë balistike me rreze të mesme, në kuadër të testimeve, duke përdorur sistemin e pengimit , që shpreson ta vendosë në gadishullin korean.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2017 03:37 Europe/Tirane
  • Testimet raketore të Amerikës

SHBA-ja ka thënë se me sukses ka rrëzuar një raketë balistike me rreze të mesme, në kuadër të testimeve, duke përdorur sistemin e pengimit , që shpreson ta vendosë në gadishullin korean.

Testi i sistemit të mbrojtjes raketore (Thaad), është bërë në kohën e tensioneve të ngritura, pasi Koreja Veriore testoi me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila dëshmoi se ka kapacitet për të arritur në territorin e SHBA-së. Agjencia e Mbrojtjes Raketore në SHBA, ka thënë se testi amerikan është bërë ashtu që, një aeroplan i tipit C-17, duke fluturuar në oqeanin Paqësor, ka nisur një raketë me rreze të mesme, e cila është zbuluar dhe penguar nga sistemi i mbrojtjes raketore Thaad, në Alaskë. Kjo agjenci ka thënë se ky është testimi i 15-të që është kryer me sukses. Disa nga testimet e këtij lloji ishin kryer nga Koreja Jugore, kur Seuli udhëhiqej nga qeveria e mëparshme.