ISIS mund të përdorë armë kimike në qytetin Raka
(last modified Wed, 02 Aug 2017 06:09:47 GMT )
Gusht 02, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • ISIS mund të përdorë armë kimike në qytetin Raka

Me avancimin e forcave demokratike të Sirisë në qytetin Raka, ekzistojnë shqetësimet për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga ana e ISIS në këtë qytet.

Sipas një njoftimi të Rusia Today, ISIS në qytetin Raka posedon armë kimike dhe synon përdorimin e tyre për të parandaluar avancimin e forcave demokratike të Sirisë të cilat mbështeten nga Amerika. Për këtë arsye ekziston shqetësimi se përdorimi i armëve kimike nga ana e ISIS mund të marrë jetën e mijëra civilëve në Raka. Qyteti Raka është qendër e terroristëve të ISIS dhe kohët e fundit po sulmohet vazhdimit nga i ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar anti-ISIS. Nga toka operacioni kundër qytetit Raka kryhet nga forcat demokratike të Sirisë të cilët kanë arritur të çlirojnë zonat jugore të qytetit. Ndërkohë shumë civilë sirianë janë vrarë në operacione dhe bombardime ajrore të koalicionit amerikan kundër ISIS në Raka. Në krimin më të fundit të kryer nga ky koalicion në periferinë lindore të Dejrul Zurit, të paktën 60 civilë sirianë kanë humbur jetën. Organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar Amerikën për numrin e madh të viktimave në radhët e civilëve gjatë sulmeve ajrore në Siri.

Tags