Human Rights Watch kundërshton planin antimigrim të Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56566-human_rights_watch_kundërshton_planin_antimigrim_të_italisë
Human Rights Watch kundërshton planin kundër emigracionit të parlamentit italian. Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, Human Rights Watch tha në një njoftim se zbatimi i planit anti-imigracion të parlamentit italian do të krijojë kushte të papërballueshme për emigrantët dhe ata do të detyrohet të qëndrojnë në kampe  përkohësisht për shkak të pasigurisë në shtëpitë e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2017 13:31 Europe/Tirane
  • Human Rights Watch kundërshton planin antimigrim të Italisë

Human Rights Watch kundërshton planin kundër emigracionit të parlamentit italian. Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, Human Rights Watch tha në një njoftim se zbatimi i planit anti-imigracion të parlamentit italian do të krijojë kushte të papërballueshme për emigrantët dhe ata do të detyrohet të qëndrojnë në kampe  përkohësisht për shkak të pasigurisë në shtëpitë e tyre.

Organizata për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut tha se refugjatët në kampet e përkohshme shpesh përballen me tortura, abuzime seksuale ose punë të detyruar, duke e bërë Italinë një nga shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut. Parlamenti italian miratoi dje një plan, për të parandaluar refugjatët të lundrojnë në Itali. Kundërshtimi i ardhjes së azilkërkuesve ilegalë në Itali është bërë një sfidë e madhe në zgjedhjet e vitit 2018 në Itali.