Shtohen veprimet ushtarake të Amerikës në Evropë
Ushtria amerikane me qëllim përballjen me Rusinë ka marrë vendim të zgjerojë manovrat e saj ushtarake në të gjithë botën dhe në veçanti në Evropë.
John Halley, përgjegjës për trajnimet ushtarake në Amerikë, ka thënë se autoritetet ushtarake të Amerikës janë të mendimit se ushtria amerikane duhet të jetë e përgatitur për tu bërë ballë kërcënimeve ajrore, tokësore dhe detare. Ai vuri në dukje se Rusia është objektivi kryesor i trajnimeve dhe manovrave ushtarake në Evropë ndërkohë që shtoi se autoritetet amerikane monitorojnë me kujdes çdo lëvizje ushtarake të Rusisë. Përgjegjësi i trajnimeve ushtarake në Amerikë ka thënë se ushtria amerikane do të kryejë në Islandë 11 manovra ushtarake me qëllim rritjen e kapacitetit veprues të vendeve anëtare të NATO-s dhe ato të Baltikut. Manovrat do të organizohen në sektorin ajror, tokësor dhe detar.