Sulmohet ushtria franceze në periferi të Parisit
Gusht 09, 2017 11:03 Europe/Tirane
Një automjet ka sulmuar dhe plagosur 6 ushtarë francezë në periferi të Parisit.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin Levallois-Perret, në periferi të kryeqytetit francez. Sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për të paktën 6 ushtarë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të makinës në arrati, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një akt të planifikuar apo jo. Prefektura e Parisit ndërkohë, bëri të ditur se “për momentin bëhet fjalë për një incident dhe se ka nisur hetimi”. Për kryetarin e bashkisë së Levallois, Patrick Balkany bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.
Tags