Policia turke arreston 35 gazetarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56968-policia_turke_arreston_35_gazetarë
Autoritet turke kanë lëshuar urdhër arresti ndaj 35 gazetarëve dhe punonjësve të mediave të dyshuar se kanë lidhje me Fethullah Gulen, i cili akuzohet se ka organizuar grushtin e shtetit vitin e kaluar më 15 korrik 2016.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 10, 2017 15:06 Europe/Tirane
  • Policia turke arreston 35 gazetarë

Autoritet turke kanë lëshuar urdhër arresti ndaj 35 gazetarëve dhe punonjësve të mediave të dyshuar se kanë lidhje me Fethullah Gulen, i cili akuzohet se ka organizuar grushtin e shtetit vitin e kaluar më 15 korrik 2016.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se ata janë akuzuar për përdorimin e një aplikacioni të koduar të mesazheve ByLock dhe autoritet turke besojnë se përdorimi i këtij aplikacioni është shenjë që je anëtar i lëvizjes Gylen.  Policia filloi operacionin kundër të dyshuarve të mëngjesin e së enjtes. Redaktori i gazetës Birgun, Burak Ekici njoftoi në mediat sociale se ai u arrestua nga policia, e cila i ka konfiskuar telefonin celular dhe laptopin. Deri më tani janë arrestuar mbi 50,000 njerëz, shumica e të cilëve janë akuzuar për përfshirje në përpjekjen e grushtit të shtetit. Përveç kësaj, më shumë se 110,000 punonjës të qeverisë janë shkarkuar. Goditja e vazhdueshme, veçanërisht kundër gazetarëve ka alarmuar aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet e të drejtave të njeriut.