18 të vrarë nga një shpërthim në Pakistan
Në shpërthimi i një autobombe të vendosur nga ISIS në një kamion ushtarakë në qytetin Kuita të Pakistanit, 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre 7 ushtarakë.
Në këtë shpërthim gjithashtu janë plagosur 30 persona të tjerë. Menjëherë pas shpërthimit zona është rrethuar nga forcat e policisë, të ushtrisë dhe ndihmës së shpejtë të cilët kanë vënë nën kontroll situatën. Gjeneral Kamer Xhavid Boxhua, kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Pakistanit në një deklaratë të tij dënoi sulmin në Kuita dhe tha se sulmi kishte për qëllim prishjen e ditës së pavarësisë. ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Deri tani me qindra myslimanë kryesisht shiitë të provincës Baluçistan të Pakistanit janë bërë pre e sulmeve të grupeve terroriste si ISIS.