Plani i ri i Anglisë për tregti me BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57246-plani_i_ri_i_anglisë_për_tregti_me_be
Kryeministrja e Britanisë ka parashtruar një plan të ri për tregti me vendet anëtare të BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2017 15:16 Europe/Tirane
  • Plani i ri i Anglisë për tregti me BE

Kryeministrja e Britanisë ka parashtruar një plan të ri për tregti me vendet anëtare të BE.

Theresa May, sot ka prezantuar një plan të ri për tregtinë me BE pas largimit të Anglisë nga ky union. Sipas planit të ri, tarifat për produktet dhe mallrat që futen në BE nga jashtë unionit do të jenë të njëjta. Qeveria angleze shpreson që afaristët anglezë të kenë mundësinë të vazhdojnë aktivitetin e tyre ekonomik në BE edhe pas Brexit. Më 23 qershor 2016, anglezët votuan pro largimit të Britanisë nga BE. Negociatat për largim, nisën në mars të 2017 dhe do të vazhdojnë deri në vitin 2019.