Al Kaida kërcënon Evropën dhe Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57272-al_kaida_kërcënon_evropën_dhe_amerikën
Rrjeti terrorist Al Kaida u ka kërkuar elementëve të tij që të sulmojnë sistemet hekurudhore dhe të transportit në Amerikë dhe Evropë.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 16, 2017 07:07 Europe/Tirane
  • Al Kaida kërcënon Evropën dhe Amerikën

Rrjeti terrorist Al Kaida u ka kërkuar elementëve të tij që të sulmojnë sistemet hekurudhore dhe të transportit në Amerikë dhe Evropë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, rrjeti terrorist Al Kaida në Jemen ka kërkuar prej elementëve të tij që të sulmojnë sistemin hekurudhor në Amerikë për shkak të nivelit të ulët të sigurisë. Një prej ekspertëve të lëndëve shpërthyese të Al Kaidës ka pretenduar në internet se dëmtimi i sistemit hekurudhor shkakton dëme të konsiderueshme për ekonominë dhe sigurinë. Al Kaida ka propozuar të sulmohet metroja e Nju Jorkut. Ky rrjet gjithashtu kërkoi të kryhen sulme kundër rrjeteve të transportit të Francës dhe Britanisë me qëllim që duke krijuar panik të dobësohen ekonomitë e tyre. Kullat binjake në Amerikë janë sulmuar nga Al Kaida më 11 shtator 2001 duke lënë të vrarë 3 mijë persona.