Kriza e emigrantëve, Spanja shpëton deri në 600 persona në ditë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57338-kriza_e_emigrantëve_spanja_shpëton_deri_në_600_persona_në_ditë
600 emigrantë janë shpëtuar nga roja bregdetare spanjolle në vetëm 24-orë, ndërkohë që vendi përballet me fluksin më të madh të të ardhurve përmes detit. Deri më tani, 9,000 persona kanë mbërritur në Spanjë, një shifër trefish më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2017 09:08 Europe/Tirane
  • Kriza e emigrantëve, Spanja shpëton deri në 600 persona në ditë

600 emigrantë janë shpëtuar nga roja bregdetare spanjolle në vetëm 24-orë, ndërkohë që vendi përballet me fluksin më të madh të të ardhurve përmes detit. Deri më tani, 9,000 persona kanë mbërritur në Spanjë, një shifër trefish më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rojat bregdetare spanjolle kanë shpëtuar 600 emigrantë që vijnë nga Maroku në një periudhë 24-orëshe, në një kohë kur numri i emigrantëve të ardhur në vend është në rritje. Personat e shpëtuar ishin të vendosur në 15 mjete ujore dhe mes tyre gjendeshin 35 fëmijë dhe një foshnje. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se mbi 9,000 persona kanë mbërritur në Spanjë deri më tani gjatë këtij viti – një shifër trefish më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë vitin e kaluar. Ndërkohë, më shumë se 120 persona mendohet të jenë mbytur duke tentuar të kalonin në Spanjë. Kjo rritje e numrit të emigrantëve të ardhur nënkupton se Spanja së shpejti mund të kalojë edhe Greqinë sa i përket shifrave të emigrantëve të ardhur përmes detit, sipas një deklarate të mëhershme të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit të OKB-së.