Paralajmërimi i OKB-së për rënien e ekonomisë së Jemenit
OKB ka thënë se 8 milionë jemenas kanë humbur të ardhurat e tyre financiare për shkak të vazhdimit të sulmeve saudite në atë vend dhe kjo paraqet një rënie të ekonomisë së Jemenit.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lëshoi një deklaratë të enjten, duke njoftuar se vazhdimi i sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen që nga viti 2015 ka çuar në një rritje të varfërisë kronike në vend dhe në këtë mënyrë po ndodh një krizë e pashembullt në vendin më të varfër arab. Deklarata e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thotë se ka një përçarje të rëndë në ofrimin e shërbimeve nga sektori publik i zakonshëm dhe shumë agjenci administrative dhe agjenci jemene nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e punonjësve të tyre. Në vendin që ka një popullsi prej 27 milionë banorësh, UNDP tha se gjatë tre viteve të luftës, dhjetëra mijëra u vranë dhe u plagosën dhe 3 milion u zhvendosën. Sipas deklaratës, 21 milionë e 200 mijë njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihmë humanitare, mbi 17 milionë vuajnë nga pasiguria ushqimore dhe 7 milion njerëz vuajnë nga uria.