Shtetas nga 18 vende viktima të sulmit terrorist në Barcelonë
Zyrtarë spanjollë kanë njoftuar se viktima të sulmit terrorist në Barcelonë janë shtetas të 18 vendeve të botës.
Është rritur në 14, numri i viktimave në Spanjë, pas sulmit të djeshëm terrorist dhe një përleshje të sotme në mes të policisë dhe të dyshuarve që janë konsideruar të kenë qenë “ terrorist”. Gjatë sulmit të djeshëm në qendër të Barcelonës, Las Ramblas, kanë vdekur 13 persona. Derisa sot është bërë e ditur për një viktimë të re në qytetin bregdetar, Cambrils. Autoritetet kanë thënë, se rreth 100 persona janë lënduar, derisa numri mund të rritet. Policia ka thënë se incidenti në Cambrils ka qenë i lidhur më sulmin në Barcelonë. Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në këtë qytet, në jug të Barcelonës. Ministria e jashtme e Francës ka thënë se 26 shtetas francez janë lënduar nga sulmi terrorist në Barcelonë. Po ashtu viktima nga ky sulm janë edhe shtetas nga Gjermania, Spanja, Holanda, Argjentina, Venezuela, Belgjika, Australia, Hungaria, Peru, Irlanda, Greqia, Kuba, Maqedonia, Kina, Italia, Rumania dhe Algjeria.