Boshatiset një stacion treni në Francë
Mediat lokale në Francë njoftuan mbylljen e një stacioni trenash, në qytetin Nimes në jug të vendit.
Shkak për mbylljen e stacionit ishte prania e personave të armatosur. Menjëherë stacioni është boshatisur nga njerëzit kur në stacion janë futur 3 persona të armatosur. Franca që nga sulmi terrorist i nëntorit 2015 në Paris që rezultoi me vdekjen e 130 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, ka shtuar masat e sigurisë. Nga koha kur ndodhën sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015 si dhe sulmet terroriste të vitit 2016 në Bruksel nga elementë të grupit terrorist ISIS, qytetarët e Nices edhe njëherë kanë përjetuar një ngjarje të tmerrshme vdekjeprurëse. Franca u godit në ditën e pavarësisë, simbolin e lirisë. Grupi takfirist sionist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin Nice të Francës dhe shumë qytete të tjera të Evropës. Ky grup terrorist ka thënë se këto sulme janë shpërblim për Sirinë. Në të vërtetë, evropianët sidomos Anglia dhe Franca si dy anëtarë të rëndësishëm të BE, së bashku me Amerikën dhe aleatët e tyre arabë, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin dhe forcimin e grupit terrorist ISIS dhe grupeve tjera takfiriste dhe tani frytet e kësaj qasjeje janë shfaqur edhe në Evropë me dy pasoja.