Protesta kundër racizmit në Kaliforni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57534-protesta_kundër_racizmit_në_kaliforni
Me qindra banorë të zonave jugore në Kaliforni , janë ngritur në protesta kundër veprime raciste dhe supremacisë së bardhë.
(last modified 2026-03-01T06:27:53+00:00 )
Gusht 20, 2017 12:53 Europe/Tirane
  • Protesta kundër racizmit në Kaliforni

Me qindra banorë të zonave jugore në Kaliforni , janë ngritur në protesta kundër veprime raciste dhe supremacisë së bardhë.

Pjesëmarrësit në këto protesta, lëvizjet e rrymave pro supremacisë së bardhë dhe ato raciste, i kanë quajtur përpjekje për të nxitur urrejtjen ndaj emigrantëve dhe zezakëve. Ndërkohë  në Boston, marshimi kundër një tubimi të ekstremit të djathtë ka tërhequr me qindra mijëra protestues kundër racizmit. Policia e kishte bërë të qartë më përpara se nuk do ta toleronte dhunën në mitingun e aktivistëve konservatorë të lirisë së fjalës dhe atë të kundërprotestuesve. Por, pavarësisht përpjekjeve të saj, gjatë protestës që zgjati dy orë nuk munguan përplasjet. Grupet e aktivistëve të majtë, ndër ta edhe “Black Lives Matter”, kishin planifikuar të kundërprotestonin ndaj aktivitetit të organizuar që muajin e kaluar nga grupimi “Fjala e lirë e Bostonit”, i përbërë prej një koalicioni “libertarianësh, progresistësh, konservatorësh dhe të pavarurish”.