Evropa e shqetësuar nga rikthimi i terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57542-evropa_e_shqetësuar_nga_rikthimi_i_terroristëve
Ministri britanik i Sigurisë ka paralajmëruar se kërcënimi terrorist është ende në rritje në Britani, pavarësisht humbjeve të fundit të grupit  terrorist ISIS në Irak dhe Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 14:44 Europe/Tirane
  • Evropa e shqetësuar nga rikthimi i terroristëve

Ministri britanik i Sigurisë ka paralajmëruar se kërcënimi terrorist është ende në rritje në Britani, pavarësisht humbjeve të fundit të grupit  terrorist ISIS në Irak dhe Siri.

Ministri i Sigurimit Ben Wallace tha se Evropa është nën "sulm të vazhdueshëm" nga grupet terroriste, sepse ISIS po shkatërrohet në Siri dhe njerëzit nuk janë në gjendje të shkojnë atje për të luftuar për ISIS-in dhe kështu ata përpiqen të bëjnë diçka në shtëpi. " "Unë mendoj se këto dy fakte reale tregojnë se kërcënimi është në një farë mase në rritje," shtoi ai. Tashmë grupi terrorist ISIS është dëbuar nga qyteti verior i Mosulit, bastioni kryesor i tij në Irak, i cili u çlirua më 10 korrik. Grupi terrorist ka humbur gjithashtu pjesë të mëdha të tokave të pushtuara në Siri dhe tani është subjekt i operacioneve intensive kundër terrorizmit në qytetin Raka, i cili ende ndodhet nën kontrollin e ISIS-it. Kohët e fundit, Britania ka qenë në shënjestër të disa sulmeve terroriste të pretenduara nga ISIS. Vendi e rriti nivelin e gatishmërisë ndaj kërcënimeve terroriste në mënyrë kritike pas një sulmi terrorist në muajin Maj, që vrau të paktën 22 vetë, duke përfshirë shtatë fëmijë, në Manchester Arena në fund të një koncerti. Më vonë në qershor, dy sulme morën jetën e së paku dhjetë njerëzve në Londrën qendrore. Tre burra sulmuan me një furgon  njerëzit e mbledhur në Urën e Londrës para nisjes së sulmeve me thikë kundër njerëzve të pafajshëm në Borough Market. Më vonë të dy sulmet u morën përsipër nga ISIS. Një sulm i fundit me furgon, i cili u pretendua gjithashtu nga grupi terrorist takfiristë ISIS në qytetin spanjoll të Barcelonës, thuhet se është frymëzuar nga sulmi te Ura e Londrës, sipas zyrtarëve të sigurisë. Sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje, kur një furgon u përplas në një turmë në rrugën Rambla në qendër të Barcelonës, duke vrarë të paktën 14 vetë dhe duke plagosur rreth 100 të tjerë. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës. Qeveritë evropiane, me qëllim të përmbysjes së qeverisë siriane, mbyllën sytë përballë largimit të mijëra qytetarëve të tyre në qendrat e krizës në Lindjen e Mesme. Pasojat e kësaj politike të dyfishtë perëndimore në luftën kundër terrorizmit tani kërcënojnë vetë vendet perëndimore. Anëtarët europianë të ISIS, ndërkohë që po humbasin territoret e tyre në Siri dhe Irak, po përpiqen të kryejnë operacione terroriste në pjesë të ndryshme të Evropës, veçanërisht në qytetet dhe kryeqytetet kryesore të Evropës. Sulmet me makina ndaj kalimtarëve duket të jetë një nga metodat më efektive të vrasjes që po përdoret nga ISIS. "Nëse nuk mund të hedhësh një bombë ose të gjuash me një armë, mund të sulmosh me makinën tënde", kishte thënë zëdhënësi i ISIS-it, Abu Muhamed al-Adnani në vitin 2014. Këshillë që me kalimin e kohës, po zbatohet në vende të ndryshme evropiane. Pamundësia e inteligjencës dhe e agjencive të sigurisë për të kundërshtuar këtë formë të akteve terroriste të ISIS, ka bërë që terroristët të përdorin këtë metodë për të krijuar frikë dhe panik në Evropë.