Një zarf i dyshimtë mbyll dyert e Shtëpisë së Bardhe
Një zarf i dyshimtë ka mbyllur dyert e Shtëpisë së Bardhë.
Deri tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e këtij zarfi. Sipas një njoftimi të Uashington Post, agjentët e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë ditën e martë njoftuan se në orën 13:10 sipas orës lokale pranë gardhit të shtëpisë së bardhë është zbuluar një zarf i dyshimtë dhe për këtë gazetarët dhe personat e tjerë janë detyruar të largohen nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Sipas zëdhënësit të zyrës së rojeve të Shtëpisë së Bardhë, dyert janë mbajtur të mbyllura për 1 orë e gjysmë dhe nuk është lejuar të kalojë askush derisa policia ka analizuar zarfin e dyshimtë. Më pas zëdhënësi tha se zarfi nuk përbënte rrezik dhe situata u normalizua.