Myslimanët Rohingia rrethohen nga budistët
(last modified Wed, 23 Aug 2017 05:56:39 GMT )
Gusht 23, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Myslimanët Rohingia rrethohen nga budistët

Qindra myslimanë Rohingianë u rrethuan nga budistët brenda zonave të tyre të banimit në dy fshatra në Mianmarin perëndimor.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, rrjetit lokale të lajmeve të mërkurën theksuan se misionet e ndihmës së shpejtë janë shprehur të shqetësuar se dhuna e kufizuar në pjesët veriore të krahinës Rakhin mund të përhapet në kufirin e Bangladeshit dhe mund të ndikojë tek myslimanët dhe budistët. Sipas disa banorëve të zonës, myslimanët që jetojnë në fshatin Dee Pine janë të ndaluar të shkojnë në punë dhe të përgatisin ushqim dhe garantojnë ujin. Pas disa javësh vetëm ditën e fundit janë lejuar 15 persona që të largoheshin nga zona për të blerë ushqime. Sipas rrjetit të lajmeve të Azisë, zëdhënësi i policisë së Mianmar, Miu Tu Seo, tha: "Unë mendoj se ata thjesht kanë frikë dhe për këtë arsye ata nuk dalin nga kjo zonë". Sipas raporteve të deritanishme, qeveria e Mianmarit njoftoi se po përpiqet të përmirësojë situatën. Rreth 1.1 milion myslimanë Rohingia jetojnë në krahinën Rakhin, ku qeveria e Mianmarit nuk njeh të drejtën e tyre për shtetësi dhe ka vendosur kufizime mbi këtë pakicë.

Tags