Charlie Hebdo përsëri sulmon Islamin
Fraza "Islami, është feja e paqes...së përhershme", përkrah një karikature që tregon trupa pa jetë në rrugë dhe një furgon të bardhë që largohet, është fyerja e radhës së revistës franceze kundër fesë islame.
Kjo është kopertina e realizuar nga karikaturisti Junid për numrin e 23 gushtit që Charlie Hebdo ia dedikon atentatit terrorist të Barcelonës. Provokimi, nuk ka vonuar në nxisë polemika të reja. Satira kundrejt besimit Islam, është bërë shtylla e stilit të të përjavshmes franceze që është përballur vetë me sulmin terrorist të 7 janarit 2015, që i mori jetën 12 redaktorëve të redaksisë parisiene. Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që revista Charlie Hebdo dhe disa qarqe tjera evropiane mundohen të sulmojnë fenë islame, ndërsa nuk duhet harruar se ISIS dhe grupet terroriste nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin, por këto grupe financohen dhe përkrahen nga disa fuqi të mëdha botërore, me qëllim fyerjen e Islamit.