Merkel kritikon politikat e Trump
Kancelarja gjermane kritikoi presidentin e SHBA për izolimin e tij. Kancelarja gjermane Angela Merkel e paralajmëroi Donald Trump, presidentin e Shteteve të Bashkuara, se politikat e tij do të çojnë në më shumë izolim, raporton Deutsche Welle.
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë po ashtu ka kërkuar më shumë përpjekje nga Uashingtoni dhe Pheniani për zgjidhjen e krizës së Koresë së veriut. Merkel gjithashtu kërkoi më shumë përpjekje nga Brukseli duke thënë se nuk mund të qëndrosh në një anë dhe të pritet zgjidhja automatike e krizës në gadishullin Korean. Me fillimin e punës së Donald Trump në Uashington, mosmarrëveshjet midis SHBA dhe qeverisë gjermane janë intensifikuar në fusha të ndryshme. Kancelarja gjermane tha se kanë ndryshuar vetëm disa pjesë të politikave të Uashingtonit, të cilat ajo tha se shërbejnë vetëm interesave të qeverisë amerikane.