ISIS kërcënon papën: Do të vijmë në Romë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57882-isis_kërcënon_papën_do_të_vijmë_në_romë
ISIS kërcënon përsëri Italinë e Papa Françeskun. Me një video të publikuar në kanalin zyrtar të ISIS, Al Hajat Center Media, luftëtarët e ISIS shfaqen duke shkatërruar kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Mërisë si dhe duke grisur fotografitë e Papa Françeskut, ndërsa thërrasin se shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2017 15:55 Europe/Tirane
  • ISIS kërcënon papën: Do të vijmë në Romë

ISIS kërcënon përsëri Italinë e Papa Françeskun. Me një video të publikuar në kanalin zyrtar të ISIS, Al Hajat Center Media, luftëtarët e ISIS shfaqen duke shkatërruar kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Mërisë si dhe duke grisur fotografitë e Papa Françeskut, ndërsa thërrasin se shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë.

Në video, një nga luftëtarët e ISIS i vetëquajtur me emrin Abu Jindal thotë kështu: “Mbajeni mend këtë. Do të mbërrijmë në Romë. Do të vijmë në Romë”. Ndërsa Presidenti i Filipineve akuzohet të jetë “një qen roje i Australisë dhe një ndjekës i amerikanëve”. Kjo video është xhiruar në Maraui, qytet në jug të Filipineve, teatër i luftimeve të dhunshme mes luftëtarëve të Abu Sajaf, degës aziatike të ISIS me ushtrinë filipinase. Pas ngjarjeve të fundit në Barcelonë, kryeministri italian Paolo Gentiloni deklaroi se asnjë vend, përfshi edhe Italinë, nuk janë të mbrojtur nga rreziku terrorist. Ndërkohë kontingjenti i rojeve zvicerare që garanton ruajtjen e sigurisë dhe rendit në Vatikan deklaron se janë të gatshëm të përballojnë çdo kërcënim dhe atë terrorist.