Vazhdojnë sulmet e ndryshme në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57902-vazhdojnë_sulmet_e_ndryshme_në_evropë
Në kuadër të sulmeve në Evropë, një person ka sulmuar disa ushtarë në Bruksel, qendrën e BE. Televizioni publik RTBF në Bruksel raportoi se agresori i identifikuar si një 30-vjeçar nga Somalia, u transferua në spital, në gjendje të rëndë, ku më pas humbi edhe jetën. Ai plagosi disa ushtarë, ndërsa dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar edhe dy shpërthime gjatë incidentit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2017 03:06 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e ndryshme në Evropë

Në kuadër të sulmeve në Evropë, një person ka sulmuar disa ushtarë në Bruksel, qendrën e BE. Televizioni publik RTBF në Bruksel raportoi se agresori i identifikuar si një 30-vjeçar nga Somalia, u transferua në spital, në gjendje të rëndë, ku më pas humbi edhe jetën. Ai plagosi disa ushtarë, ndërsa dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar edhe dy shpërthime gjatë incidentit.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së premtes më 25 gusht 2017. Forcat belge të sigurisë neutralizuan agresorin që sulmoi dy ushtarë me thikë në qendër të Brukselit, konfirmoi zyra e prokurorisë federale. Megjithatë ende nuk ka konfirmim nëse behet fjale për sulm terrorist. Ndërkohë ushtarët kanë marrë plagë të lehta, njëri në fytyrë e tjetri në dorë. Qendra belge e krizës tha se situata ishte nën kontroll. Në Twitter, kryeministri belg, Charles Michel, ofroi  të gjithë mbështetjen për ushtrinë. “Shërbimet tona të sigurisë mbeten të vëmendshme. Ne po e monitorojmë situatën nga afër, “shtoi ai. Vendi i ngjarjes, në bulevardin Emile Jacqmain është pushtuar shumë shpejt nga policia dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa është krijuar edhe një perimetër sigurie. Incidenti i djeshëm ka ndodhur vetëm pak metra larg rrugës, ku elementët e ISIS bënë thirrje për sulme me automjete, ndërsa policia arrestoi edhe një të dyshuar me bombë në një qendër tregtare.