ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Bruksel
(last modified Sun, 27 Aug 2017 05:51:50 GMT )
Gusht 27, 2017 07:51 Europe/Tirane
  • ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Bruksel

Grupi terrorist ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në Bruksel.

Në kuadër të sulmeve në Evropë, një person ka sulmuar disa ushtarë në Bruksel, qendrën e BE. Agresori i identifikuar si një 30-vjeçar nga Somalia, u transferua në spital, në gjendje të rëndë, ku më pas humbi edhe jetën. Ai plagosi disa ushtarë, ndërsa dëshmitarët raportuan se kanë dëgjuar edhe dy shpërthime gjatë incidentit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së premtes më 25 gusht 2017. Forcat belge të sigurisë neutralizuan agresorin që sulmoi dy ushtarë me thikë në qendër të Brukselit, konfirmoi zyra e prokurorisë federale. Megjithatë tashmë është konfirmuar nga ISIS se ky ishte sulm terrorist. Ndërkohë ushtarët morën marrë plagë të lehta, njëri në fytyrë e tjetri në dorë. Qendra belge e krizës e vuri situatën menjëherë nën kontroll.

Tags