Theresa May, dorëhiqet pas përfundimit të procesit të Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58030-theresa_may_dorëhiqet_pas_përfundimit_të_procesit_të_brexit
Kryeministrja angleze, Theresa May do të japë dorëheqje nga posti i saj pas përfundimit të procesit të Brexit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 28, 2017 03:28 Europe/Tirane
  • Theresa May, dorëhiqet pas përfundimit të procesit të Brexit

Kryeministrja angleze, Theresa May do të japë dorëheqje nga posti i saj pas përfundimit të procesit të Brexit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.

Agjencia Express, njoftoi se Theresa May ka deklaruar se më 30 gusht 2019 do të japë dorëheqje. Deklarata e saj për dorëheqje vjen në kohën kur tensionet dhe mosmarrëveshjet në partinë Konservatore të Britanisë janë shtuar tejmase. Më herët ishte rënë dakord që 5 muaj pas Brexit, partia konservatore të zgjedhë kryetarin e saj dhe kandidati të shpallet më 30 gusht 2017. Shumë nga përkrahësit e Brexit shprehen se qeveria nuk është serioze në procesin e largimit të Anglisë nga BE. Populli anglez në vitin 2016 me anë të një referendumi ka marrë vendim për largimin e Britanisë së Madhe nga BE. Negociatat për Brexit kanë nisur në mars 2017 dhe do të përfundojnë në vitin 2019.