Sekretari Tillerson kundër deklaratave raciste të Trump
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka dalë kundër dhe ka kritikuar deklaratat raciste të presidentit amerikan Donald Trump.
Në një intervistë për Fox News, sekretari Tillerson duke reaguar ndaj deklaratës së Trump mbi ngjarjen në Charlottesville tha se Trump flet nga ana e tij. Edhe më herët sekretari amerikan i shtetit kishte nxjerrë një deklaratë kundër veprimeve raciste. Në kohën kur shumica priste që presidenti amerikan të dënonte aktet e dhunës raciste në Virxhinia, Donald Trump reagoi duke bërë përgjegjës të dyja palët dhe kjo ngjalli shumë kritika ndaj tij. Në ngjarjen e Virxhinias më 12 gusht, një djalë i ri shtypi me makinën disa njerëz ku për pasojë 1 person humbi jetën dhe 19 të tjerë u plagosën.