Raketa mbi Hokaido, reagojnë edhe Rusia e Kina
(last modified Wed, 30 Aug 2017 20:38:24 GMT )
Gusht 30, 2017 22:38 Europe/Tirane
  • Raketa mbi Hokaido, reagojnë edhe Rusia e Kina

Testi më i fundit i raketave koreano-veriore, sigurisht nuk mund të kalonte pa një valë dënimesh ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Peniani nuk po bën gjë tjetër, veçse po thellon izolimin e tij dhe se të gjitha opsionet janë tashmë mbi tryezë.“Bota e dëgjoi fort dhe qartë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut. Ky regjim e ka sinjalizuar tashmë përbuzjen për fqinjët e tij, për të gjithë pjesëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe për standardet minimale të një sjelljeje ndërkombëtare të pranueshme. Veprimet kërcënuese dhe destabilizuese vetëm sa e rrisin izolimin e këtij vendi, në rajon dhe në botë. Tëe gjitha opsionet janë në tryezë”, tha Trump.Koreja e Veriut lëshoi një raketë, e cila kaloi mbi ishullin japonez të Hokaidos, për t’u përplasur më tej në oqeanin Paqësor. Peniani tha se ishte provokuar nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve, që sipas tij janë një përgatitje për pushtim.Rusia dhe Kina i kanë cilësuar gjithashtu stërvitjet si burim i tensioneve më të fundit.Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thirrur një takim emergjent, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se, hedhja e raketës kishte cënuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Ai i kërkoi Penianit të përmbushte detyrimet e tij ndërkombëtare.Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi i Rusisë, që nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, ka shprehur angazhimin ndaj rezolutave të OKB-së. Ndërsa Kina ka apeluar për vetëpërmbajtje nga të gjitha anët.

Tags