Evakuimi i mijëra banorëve të Frankfurtit për çmontimin e bombës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58218-evakuimi_i_mijëra_banorëve_të_frankfurtit_për_çmontimin_e_bombës
Policia në qytetin Frankfurt të Gjermanisë me qëllim çmontimin e një bombe të cilën ushtria britanike e kishte vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të detyrojë largimin e 70,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • Evakuimi i mijëra banorëve të Frankfurtit për çmontimin e bombës

Policia në qytetin Frankfurt të Gjermanisë me qëllim çmontimin e një bombe të cilën ushtria britanike e kishte vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të detyrojë largimin e 70,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. 

Sipas gazetës “Nation Online”, operacioni për çmontimin e bombës britanike 1400 kg do të fillojë të dielën pasdite. Sipas policisë gjermane, kjo bombë është e tipit “HC 4000” e cila u përdor nga trupat britanike për sulme ajrore me kapacitet të lartë. Më shumë se shtatëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, bomba të pashpërthyera në Gjermani ekzistojnë akoma.