Evakuimi i mijëra banorëve të Frankfurtit për çmontimin e bombës
Gusht 31, 2017 15:23 Europe/Tirane
Policia në qytetin Frankfurt të Gjermanisë me qëllim çmontimin e një bombe të cilën ushtria britanike e kishte vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të detyrojë largimin e 70,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre.
Sipas gazetës “Nation Online”, operacioni për çmontimin e bombës britanike 1400 kg do të fillojë të dielën pasdite. Sipas policisë gjermane, kjo bombë është e tipit “HC 4000” e cila u përdor nga trupat britanike për sulme ajrore me kapacitet të lartë. Më shumë se shtatëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, bomba të pashpërthyera në Gjermani ekzistojnë akoma.
Tags