OKB paralajmëron për një katastrofë njerëzore në Mianmar
(last modified Sat, 02 Sep 2017 05:40:53 GMT )
Shtator 02, 2017 07:40 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për një katastrofë njerëzore në Mianmar

OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e një katastrofe njerëzore në Mianmar.

Rreth 370 myslimanë Rohingya dhe 13 forca të sigurisë kanë vdekur në luftimet që kanë përfshirë pjesën veriperëndimore të Mianmarit, javën e fundit, pretendoi ushtria e këtij vendi. Në anën tjetër, OKB njoftoi se rreth 40,000 myslimanë Rohingya kanë kaluar kufirin nga Mianmari për në Bangladesh dhe paralajmëroi për një katastrofë njerëzore në këtë vend. Dhuna ka shpërthyer pasi budistët ekstremistë kanë nisur një valë të re agresionesh kundër myslimanëve. Ushtria pretendon se po kryen operacione spastrimi kundër “terroristëve ekstremistë” dhe se forcat e sigurisë janë udhëzuar të mbrojnë civilët, por në fakt ajo sulmon myslimanët. Myslimanët që kanë ikur për në Bangladesh, thonë se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrvënieve. Myslimanët Rohingya përballen vazhdimisht me dhunën dhe krimet që kryhen nga budistët. Kjo i ka detyruar myslimanët të kryejnë ikje masive për në Bangladesh. Trajtimi i 1.1 milion myslimanëve Rohingya është sfida më e madhe me të cilën po përballet OKB dhe Mianmari.

Tags