Merkel kërcënon me rishikimin e marrëdhënieve me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58291-merkel_kërcënon_me_rishikimin_e_marrëdhënieve_me_turqinë
Angela Merkel, duke reaguar ndaj arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, ka kërcënuar me rishikimin e marrëdhënieve me këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2017 03:33 Europe/Tirane
  • Merkel kërcënon me rishikimin e marrëdhënieve me Turqinë

Angela Merkel, duke reaguar ndaj arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, ka kërcënuar me rishikimin e marrëdhënieve me këtë vend.

Kancelarja e Gjermanisë, duke theksuar se Berlini ka reformuar marrëdhëniet e tij me Turqinë më herët ka thënë se arrestimi i shtetasve gjermanë në Turqi, e ka detyruar Berlinin që të mendojë për rishikimin e marrëdhënieve me Ankaranë. Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se qeveria e saj do t’i rishikojë raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Ankaranë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe disa gjermanë të tjerë. Duke folur në një tubim në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka baza juridike për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe se ata duhet të  lirohen së shpejti. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh, si edhe një avokat i të drejtave të njeriut, i kapur në Stamboll këtë vit. Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i quajti partitë kryesore politike gjermane si armiq të Turqisë dhe që meritojnë të refuzohen nga votuesit gjermano-turk. Ndërsa në reagimin e saj të ashpër, lidhur me tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë, Merkel i quajti deklaratat e Erdogan të papranueshme, ndërsa theksoi se nuk ishte e përshtatshme të kryheshin më shumë bisedime, për pjesëmarrjen e Ankarasë në një union doganor të Bashkimit Evropian. Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon mirëkuptim nga bashkëqytetarët me origjinë turke në Gjermani për veprimet e saj ndaj qeverisë në Ankara. “Unë me shumë dëshirë do të kisha raporte më të mira me Turqinë, por duhet të shohim realitetin”, tha Merkel. Ajo foli për një “fazë shumë të komplikuar” në raportet gjermano-turke. Për shkak të arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, ka qenë “për fat të keq” i domosdoshëm edhe riorientimi në raportet me këtë vend, tha Merkel. Përmirësimi i raporteve varet nga “respektimi i rregullave të shtetit juridik”, shpjegoi kryetarja e CDU-së. “Ne nuk shohim momentalisht që kjo po ndodh në Turqi.” Përveç kësaj, ekziston edhe një kërkesë shumë e qartë e qeverisë gjermane që gjermanët e arrestuar për shkaqe politike të lirohen menjëherë. Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, gjithsej 12 shtetas gjermanë tani janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh. Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për implikim në grusht shtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.