Vendet myslimane denoncojnë persekutimin e muslimanëve Rohingia
Një laureat i çmimit Nobel dhe disa kombe muslimane kanë denoncuar fuqishëm dhe kanë organizuar protesta kundër qeverisë së Mianmarit lidhur me persekutimin e minoritetit musliman Rohingia në shtetin perëndimor Rakhina.
Malala Jusafzai, aktiviste pakistaneze për arsimin e femërave dhe të rinjve, fituese e çmimit Nobel, tha në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit Twitter se "zemra e saj" prishet nga vuajtjet e muslimanëve Rohingia. Ajo kërkoi që udhëheqësi de facto i Mianmarit, Aung San Suu Kyi të dënojë dhunën kundër pakicës Rohingia. "Gjatë disa viteve të fundit, unë kam dënuar në mënyrë të përsëritur këtë trajtim tragjik dhe të turpshëm", tha Jusafzai, duke shtuar: "Unë ende pres që laureati i cmimit Nobel, Aung San Suu Kyi të bëjë të njëjtën gjë. Bota po pret dhe muslimanët Rohingia po presin. " Suu Kyi nuk ka bërë asgjë për t'i dhënë fund gjendjes së vështirë të pakicës muslimane.