Amerikanët ngrihen në protesta kundër Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58375-amerikanët_ngrihen_në_protesta_kundër_donald_trump
Me mijëra punëtorë dhe fëmijë emigrantësh në Amerikë janë ngritur në protesta kundër politikave të presidentit Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2017 02:55 Europe/Tirane
  • Amerikanët ngrihen në protesta kundër Donald Trump

Me mijëra punëtorë dhe fëmijë emigrantësh në Amerikë janë ngritur në protesta kundër politikave të presidentit Donald Trump.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kërkuar të respektohet ligji i punës 8-orarësh, paga e tyre dhe ligji për fëmijët e emigrantëve. Donald Trump po mendon seriozisht të pezullojë programin e mbrojtjes së të rinjve emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, e do t’i japë Kongresit 6 muaj kohë për të hartuar legjislacionin zëvendësues të “Deferred Action for Childhood Arrivals”, apo ndryshe “DACA”. Vendimi për t’i dhënë Kongresit mundësinë e gjetjes së një alternative konsiderohet një kompromis në mesin e mbështetjes së fortë që gëzon skema në fjalë. Burime pranë tij citohen të pohojnë se presidenti mundet edhe të ndryshojë mendje. Vendimin e tij mbi këtë çështje, ai pritet ta bëjë zyrtar gjatë ditës së martë. Programi i periudhës së Obamës mbron nga deportimi me qindra mijëra të ashtuquajturit “ëndërrimtare”, e u siguron atyre mundësi punësimi apo leje për studim. Të rinjtë përfitues nga kjo skemë ka nisur t’i përfshijë paniku.