Myslimanët e Mianmarit në kushte kritike
(last modified Tue, 05 Sep 2017 12:22:01 GMT )
Shtator 05, 2017 14:22 Europe/Tirane
  • Myslimanët e Mianmarit në kushte kritike

OKB ka njoftuar për shtimin e numrit të të shpërngulurve myslimanë Rohingia në Mianmar. Gazeta franceze “Le Mond” njoftoi se në bazë të raportit të OKB, rreth 90 mijë myslimanë në perëndim të Mianmarit gjatë javëve të fundit kanë ikur në Bangladesh.

Sipas raportit të zyrës koordinuese të OKB, pavarësisht se qeveria e Bangladeshit po pengon hyrjen e të shpërngulurve në këtë vend, deri më tani, mbi 87 mijë myslimanë të Mianmarit, do të thotë gati 10 % e popullsisë Rohingia, janë strehuar në Bangladesh. Sipas këtij raporti, vrasja e paparë e myslimanëve në Mianmar po vazhdon akoma. Qeveria e Mianmarit po kryen pastrim etnik dhe gjenocid kundër myslimanët Rohingia duke penguar qasjen e myslimanëve edhe në ndihma humanitare dhe shkeljen e lirisë së qarkullimit për ata. Provinca Rakhin që nga viti 2012, është shndërruar në një arenë të sulmeve të budistëve ekstremistë kundër myslimanëve Rohingia. Këto sulme deri më tani kanë shkaktuar vrasjen e mijëra personave dhe me dhjetëra mijëra të tjera janë detyruar të shpërngulur nga vendbanimet e tyre. Qeveria e Mianmarit rreth një milionë myslimanë Rohingia i konsideron emigrantë ilegalë dhe nuk u jep kurrfarë ë të drejte qytetare atyre.

Tags