Franca e shqetësuar nga qëndrimet e Trump kundër marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58477-franca_e_shqetësuar_nga_qëndrimet_e_trump_kundër_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i jashtëm i Francës ditën e shtunë tha se Parisi është i shqetësuar nga qëndrimet e Donald Trump mbi marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2017 02:29 Europe/Tirane
  • Franca e shqetësuar nga qëndrimet e Trump kundër marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Francës ditën e shtunë tha se Parisi është i shqetësuar nga qëndrimet e Donald Trump mbi marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit.

Jean Yves Le Drian, theksoi se vazhdimi i qëndrime të Trump kundër marrëveshjes bërthamore mund të vë në rrezik këtë marrëveshje. Reagimi i ministrit të jashtëm të Francës ka ardhur vetëm një ditë pas deklaratës së Nikki Haley, përfaqësueses së përhershme të Amerikës në OKB, gjatë vizitës së saj në institutin American Enterprise. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje, e ka shkelur disa herë atë. Ndërsa Donald Trump, përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, atë e konsideron një marrëveshje të tmerrshme dha ka kërkuar anulimin e saj.