Mogherini: Kriza e Koresë së Veriut nuk ka zgjidhje ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58539-mogherini_kriza_e_koresë_së_veriut_nuk_ka_zgjidhje_ushtarake
Shefja e politikës së jashtme të BE-së e konsideron diplomacinë mënyrën e vetme për t'u përballur me Korenë e Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 07, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Mogherini: Kriza e Koresë së Veriut nuk ka zgjidhje ushtarake

Shefja e politikës së jashtme të BE-së e konsideron diplomacinë mënyrën e vetme për t'u përballur me Korenë e Veriut.

Sipas AFP, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federika Mogherini theksoi se lufta nuk është zgjidhja përfundimtare për krizën e Koresë së Veriut. Mogherini i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe të gjitha fuqive rajonale dhe ndërkombëtare për të punuar në drejtim të diplomacisë dhe unitetit. Mogherini tha gjithashtu se BE do të mbështes sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut. Koreja e Veriut ka prodhuar dhe testuar me sukses një bombë me hidrogjen në prani të Kim Jong-un lider i këtij vendi.