Uragani Irma, shkatërrime masive në Karaibe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58555-uragani_irma_shkatërrime_masive_në_karaibe
Uragani i fuqishëm Irma ka shkatërruar tejmase dy ish në Karaibe dhe tashmë i është drejtuar Floridas. Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km në orë, uragani “Irma” ishte shkatërrues për Karaibet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2017 03:02 Europe/Tirane
  • Uragani Irma, shkatërrime masive në Karaibe

Uragani i fuqishëm Irma ka shkatërruar tejmase dy ish në Karaibe dhe tashmë i është drejtuar Floridas. Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km në orë, uragani “Irma” ishte shkatërrues për Karaibet.

Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 10 persona kanë humbur jetën. Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë i mundshëm, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht.

Plot 95% e banesave në Barbuda kanë pësuar dëme dhe dëshpërimi dallohej qartë në deklaratën e kryeministrit Gaston Browne. “Është një shkatërrim total. I gjithë ishulli është praktikisht nën ujë. Në fakt, unë mendoj se nga sa paraqitet situata tani, atje zor se mund të banohet më”, tha Gaston Browne, kryeministër i ishullit të Barbudës. Gati 50% e popullatës së ishullit është tani e pastrehë dhe rindërtimi i tij do të kushtonte plot 100 milionë dollarë. Antigua, ndërkohë, me 80 mijë banorë, i shpëtoi dëmtimit masiv dhe në këtë zonë nuk u regjistrua asnjë jetë e humbur. Shkalla e dëmeve deri tani është disi më e qartë, por bilanci i viktimave mbetet provizor e ka gjasa të rritet më tej.

Nuk dihet ende me saktësi se çfarë impakti mund të ketë “Irma” në tokën kontinentale amerikane, pasi është thuajse e pamundur të parashikohet qartazi trajektorja e uraganit, megjithatë zyrtarët presin që bregdeti i Floridës, nga ana e oqeanit Atlantik, ose nga ana e Gjirit të Meksikës, të goditet nga stuhia e dhunshme brenda 72 orësh.