Gjykata e Apelit në Amerikë refuzon dekretin e Trump
Gjykata e Apelit në Amerikë ka refuzuar dekretin e presidentit të këtij vendi për ndalimin e përkohshëm të hyrjes së emigrantëve në Amerikë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Gjykata e Apelit në Amerikë të enjten duke refuzuar dekretin e Donald Trump, presidentit të këtij vendi, për ndalimin e përkohshëm të hyrjes së emigrantëve në Amerikë, deklaroi se të afërmit e qytetarëve të ligjshëm amerikanë duhet të lirohen nga dekreti ekzekutiv i Trump për ndalimin e hyrjes së shtetasve të gjashtë vendeve kryesisht myslimane në territorin e Amerikës. Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Amerikë theksuan se qeveria e këtij vendi nuk ka dhënë shpjegime bindëse në lidhje me arsyen e vendosjes së masave për ndalimin e hyrjes së të afërmeve të qytetarëve amerikanë nga pesë vendet: Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni në Amerikë. Donald Trump në muajt janar dhe mars të vitit 2017, ka nënshkruar dekretet kundër emigrimit për të ndaluar hyrjen e shtetasve të gjashtë vendeve kryesisht myslimane si Irani, Siria, Sudani, Somalia, Libia dhe Jemeni, por këto dekrete janë përballur me kundërshtime të gjykatësve amerikanë në shtete të ndryshme.