Presidenti amerikan përsërit akuzat kundër Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58565-presidenti_amerikan_përsërit_akuzat_kundër_republikës_islamike_të_iranit
Presidenti i Amerikës në vazhdim të politikës anti-iraniane, përsëri akuzoi Republikën Islamike të Iranit për mbështetje ndaj terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Presidenti amerikan përsërit akuzat kundër Republikës Islamike të Iranit

Presidenti i Amerikës në vazhdim të politikës anti-iraniane, përsëri akuzoi Republikën Islamike të Iranit për mbështetje ndaj terrorizmit.

Kanali televiziv CNN njoftoi se Donald Trump në një konferencë për shtyp të përbashkët me emirin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë, duke përsëritur pretendimet e zakonshme të funksionarëve amerikanë kundër Iranit, deklaroi: "Uashingtoni mbështet vendet arabe të rajonit për tu përballur me kërcënimet e Iranit". Trump u shpreh i kënaqur me pëlqimin e Kuvajtit për të blerë miliarda dollarë armë nga Amerika dhe deklaroi: "Forcimi i paqes në Lindjen e Mesme, ka nevojë për përballje me Iranin". Presidenti i Amerikës duke mos përmendur rolin e Amerikës në krijimin e krizave në rajonin e Lindjes së Mesme dhe mbështetjen e Uashingtonit ndaj grupeve terroriste që veprojnë në Irak dhe Siri, pretendoi se Irani po mbështet grupet terroriste në rajonin e Lindjes së Mesme. Vlen të theksohet se politika anti-iraniane dhe pretendimet e presidentit të Amerikës në lidhje me mbështetjen e Iranit ndaj grupeve terroriste në Lindjen e Mesme bëhen në kohën kur sipas pohimeve të funksionarëve të lartë irakianë dhe sirianë, Teherani deri më tani ka dhënë mbështetjen më të madhe për Bagdadin dhe Damaskun në luftën kundër grupeve terroriste.