OKB shpreh shqetësimin për evakuimin e myslimanëve Rohingya
(last modified Sat, 09 Sep 2017 09:01:02 GMT )
Shtator 09, 2017 11:01 Europe/Tirane
  • OKB shpreh shqetësimin për evakuimin e myslimanëve Rohingya

Komisariati i lartë i OKB për çështjet e refugjatëve ka shprehur shqetësimin mbi numrin e madh të myslimanëve Rohingya që janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh.

Sipas këtij organi, vetëm brenda 2 javëve të fundit nga Mianmari në drejtim të Bangladeshit janë evakuuar 70 mijë myslimanë dhe banorë të provincës Rakhin. Dania Islamkhan, zëdhënës i komisariati të lartë të OKB për çështjet e refugjatëve ka thënë se myslimanët e shpërngulur nga Mianmari kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare, strehim dhe ndihma financiare. Për shkak të dhunës dhe agresionit të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë kundër myslimanëve në provincën Rakhin të Mianmarit, me mijëra myslimanë janë detyruar të evakuohen në drejtim të Bangladeshit. Pamjet e transmetuara deri tani tregojnë për një gjenocid dhe spastrim të gjerë kundër myslimanëve në Mianmar.

Tags