Gjermania nuk pranon t’i japë dëmshpërblime Polonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58691-gjermania_nuk_pranon_t’i_japë_dëmshpërblime_polonisë
Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha se “Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reparacione të mëtejme të luftës”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2017 15:06 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk pranon t’i japë dëmshpërblime Polonisë

Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha se “Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reparacione të mëtejme të luftës”.

“Rrjedhimisht, kjo është zgjidhur juridikisht dhe politikisht”, tha Seibert. Sipas tij, Berlini në tërësi e kishte pranuar përgjegjësinë për “krime të papërshkruara” të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i kishte paguar Polonisë “reparacione të konsiderueshme për dëmet e përgjithshme të luftës”. Një marrëveshje ishte nënshkruar nga liderët komunistë të Polonisë në vitin 1953, me të cilën tërhiqeshin kërkesat e ardhshme të reparacioneve kundër Gjermanisë. Por, qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë ka argumentuar se marrëveshja ishte bërë nën urdhrat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe se ajo nuk është e vlefshme.“Sipas mendimit tim, Polonia ka të drejtë për këtë dhe shteti i Polonisë ka të drejtë ta kërkoj këtë”, tha kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.