Disa vende evropiane kundërshtojnë kërkesën e Gjermanisë për të ndërprerë negociatat
Ministrat e jashtëm të disa vendeve të BE kundërshtuan kërkesën e Gjermanisë për të ndërprerë bisedimet mbi anëtarësimin e Turqisë në Union.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në një takim jozyrtar të enjten dhe të premten në Estoni, hodhën poshtë kërkesat e Gjermanisë për të pezulluar negociatat me Turqinë dhe theksuan nevojën për dialog me këtë vend. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se dëshiron t’iu japë fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian. Në një debat televizv me rivalin politik, Martin Schulz, Merkel tha se “është e qartë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së”. Ajo tha se do të bisedojë me liderët e tjerë europianë për të vendosur nëse mund t’iu jepet fund bisedimeve të anëtarësimit. “Nuk e shoh Turqinë anëtare; nuk kam besuar kurrë se kjo mund të ndodhë”, tha Merkel. Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë kanë nisur të përkeqësohen pasi Gjermania ka kritikuar fuqishëm presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, për shtypjen e disidentëve, pas përpjekjes për grushtshtet kundër qeverisë së tij, vitin e kaluar. Së paku 12 shtetas gjermanë po ashtu janë në paraburgim në Turqi, nën akuza politike.