Danimarka kundërshton proporcionin për emigrantë
Ministrja për emigracion i Danimarkës deklaroi se qeveria e këtij vendi nuk pranon numrin e emigrantëve të caktuar sipas programit të OKB për ndarjen e emigrantëve.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Inger Stojberg, ministrja për emigracion i Danimarkës i cili konsiderohet një prej politikanëve kundër pranimit të emigrantëve, deklaroi në vitin 2017, në këtë vend nuk ekzistojnë mundësitë për pranimin e numrit të emigrantëve të caktuar sipas programit të OKB. Ajo shtoi: "Danimarka që nga viti 2012 e deri më tani, ka pranuar rreth 56 mijë emigrantë vullnetarë dhe parashikohet që shumica e tyre do të bëjnë përpjekje që të fusin në këtë vend edhe anëtarët e familjes së tyre ose të afërmit e tyre".