Me mijëra qytetarë anglezë protestojnë kundër Brexitit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58729-me_mijëra_qytetarë_anglezë_protestojnë_kundër_brexitit
Me mijëra qytetarë në Angli të shtunën janë mbledhur në qendër të Londrës dhe kanë protestuar kundër largimit të këtij vendi nga Bashkimi Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2017 04:25 Europe/Tirane
  • Me mijëra qytetarë anglezë protestojnë kundër Brexitit

Me mijëra qytetarë në Angli të shtunën janë mbledhur në qendër të Londrës dhe kanë protestuar kundër largimit të këtij vendi nga Bashkimi Evropian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me dhjetëra mijëra qytetarë anglezë janë mbledhur në Londër dhe duke mbajtur në dorë flamujt e BE, kanë protestuar nga rrugët e qendrës së Londrës deri para ndërtesës së Parlamentit të këtij vendi. Pjesëmarrësit në këtë protestë e cila është mbështetur edhe nga disa grupe artistike dhe kulturore, kanë kërkuar ndërprerjen e procesit të largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian. Organizatorët e kësaj proteste kanë deklaruar se protesta e qytetarëve në Londër quhej "Marshi i qytetarëve për Evropë" dhe temë e kësaj proteste ishte bashkimi, rishikimi dhe kundërshtimi i procesit të largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian. Vlen të theksohet se Anglia në muajin qershor të vitit 2016, me anë të një referendumi ka votuar pro largimit nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë që Parlamenti i Anglisë ditën e hënë do të votojë për anulimin e Brexit.