Përkrahësit e ndarjes së rajonit Katalonia u kundërvihen presioneve të qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58785-përkrahësit_e_ndarjes_së_rajonit_katalonia_u_kundërvihen_presioneve_të_qeverisë
Qindra mijëra njerëz pritet të dalin sot në rrugët e qytetit spanjoll të Barcelonës për të deklaruar mbështetjen e tyre për një referendum të planifikuar mbi pavarësinë e Katalonjës nga Spanja pas përpjekjeve të qeverisë së Madridit për të bllokuar votimin e parashikuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2017 02:34 Europe/Tirane
  • Përkrahësit e ndarjes së rajonit Katalonia u kundërvihen presioneve të qeverisë

Qindra mijëra njerëz pritet të dalin sot në rrugët e qytetit spanjoll të Barcelonës për të deklaruar mbështetjen e tyre për një referendum të planifikuar mbi pavarësinë e Katalonjës nga Spanja pas përpjekjeve të qeverisë së Madridit për të bllokuar votimin e parashikuar.

Njerëzit nga qytetet dhe fshatrat në të gjithë Katalonjën po udhëtonin për në kryeqytetin e rajonit të Katalonjës të dielën, ndërsa qyteti është duke u përgatitur për një marshim masiv në ditën 'Diada' të 11 shtatorit, që është dita që shënon rënien e Barcelonës nën sundimin e Spanjës më 1714. Organizatorët shpresojnë se marshimi i këtij viti, një traditë e përdorur shpesh për të parashtruar kërkesa për një shtet të pavarur, do të anulojë përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar referendumin e 1 tetorit. Udhëheqësit rajonalë janë zotuar të shkojnë përpara me votimin pavarësisht kritikave nga Madridi se referendumi është i paligjshëm. Gjykata Kushtetuese e Spanjës lëshoi ​​një vendim të enjten e kaluar për pezullimin e referendumit. Kjo erdhi pasi kryeministri Mariano Rajoy, në një prononcim të tij për media, tha se organizimi i referendumit në rajonin e Katalonies bie ndesh me kushtetutën dhe qeveria do të marrë të gjitha masat për parandalimin e tij. Lëvizja për pavarësinë e Katalonjës, rajon ky që paraqet një të pestën e ekonomisë spanjolle, është sfidë direkte për qeverinë qendrore konservatore të kryeministrit Mariano Rajoy i cili premtoi se do të bllokojë mbajtjen e një referendumi, në bazë të dispozitave kushtetuese. Kundërshtarët e pavarësisë kanë frikë se ndërhyrja e kryeministrit do të nxisë gjakrat e Katalonjës. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme kabinetit për të formalizuar një apel kundër pavarësisë së kërkuar nga presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont. Ky dokument më pas u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese duke pezulluar votimin deri në një votim përfundimtar mbi ligjshmërinë e saj, e cila mund të marrë disa vite. Presidenti i Katalonjës nënshkroi disa ditë më parë një dekret ku kërkonte një referendum mbi pavarësinë që do të mbahej, sipas tij, më 9 nëntor, duke e vënë përballë qeverisë qëndrore, e cila pretendon se një votim i tillë është i paligjshëm. Rajoni i pasur verilindor, i cili është përgjegjës për rreth 1/5 e ekonomisë së Spanjës, gëzon aktualisht gjuhën e saj dhe kulturën e dallueshme si dhe ka luftuar për një kohë të gjatë për vetëqeverisje. Sondazhet flasin për një shumicë të madhe katalanasish, të cilët janë pro mbajtjes së një referendumi për pavarësi, të cilët thuhet se janë inkurajuar shumë nga rezultati i ngushtë i referendumit të këtij muaji në Skoci. Ndërsa, qeveria spanjolle thotë se një referendum për pavarësinë e Katalonjës do të shkelte Kushtetutën e vitit 1978, hartuar në kohën kur Spanja po kalonte tranzicionin e saj drejt demokracisë. Ndërkaq, analistët politikë presin që lideri katalan të thërrasë zgjedhje të parakohshme pas bllokimit të votimit nga Madridi. Ai do të përdorë zgjedhjet si një mënyrë për t’iu dhënë katalanasve një shans për të votuar për pavarësi nga Spanja. Carles Puigdemont është nën presion nga partnerët separatistë të koalicionit për të shkuar në një referendum, edhe pse është deklaruar i paligjshëm. Refuzimi i Madridit për të lejuar një votim ka zemëruar shumë katalanasit edhe ata që janë në favor të bashkimit me Spanjën. Parlamenti i Katalonjës me 87 vota pro dhe 43 kundër, vendosi që Madridit t’ia dërgojë peticionin ku kërkohet mbajtja e referendumit për të ardhmen e këtij rajoni në veri të Spanjës, e cila tashmë ka një nivel të lartë të autonomisë.