“Trump kërkon të persekutojë imigrantët e rinj e të pambrojtur”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58853-trump_kërkon_të_persekutojë_imigrantët_e_rinj_e_të_pambrojtur
Vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për t'i dhënë fund amnistisë për qindra mijëra emigrantë të ardhur ilegalisht në vend, kërcënon jetën e mijëra familjeve të rrezikuara, thotë një analist nga Ohajo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2017 18:16 Europe/Tirane
  • “Trump kërkon të persekutojë imigrantët e rinj e të pambrojtur”

Vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për t'i dhënë fund amnistisë për qindra mijëra emigrantë të ardhur ilegalisht në vend, kërcënon jetën e mijëra familjeve të rrezikuara, thotë një analist nga Ohajo.

"Është bërë një çështje për Donald Trump për të përndjekur fëmijë, fëmijët e prekshëm, në këtë rast qindra mijëra fëmijë", tha Gordon Duff, redaktor i lartë në ‘Veterans Today’. "Familjet do të vihen në rrezik, këta fëmijë përballen me jetë shumë të pasigurt", tha Duff për Press TV të hënën. "Grupet më të paditur dhe të urrejtur" kanë mbështetur vendimin e Trump për t'i dhënë fund DACA dhe "përndjekin fëmijët", shtoi Duff. Trump tha javën e kaluar se administrata e tij do t'i jepte fund Veprimit të Shtyrjes për Ardhjen e Fëmijëve (DACA), një politikë amerikane e emigracionit e themeluar në qershor 2012 nga administrata e Presidentit të atëhershëm, Barak Obama. Programi lejoi rreth 800,000 emigrantë të rinj, shpesh të quajtur "Dreamers", për të jetuar, studiuar dhe punuar në SHBA. Trump kishte premtuar të heqë qafe programin gjatë fushatës së tij presidenciale, edhe pse ai e zbuti retorikën shpejt pasi u përurua. Zyrtari i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut shprehu shqetësim të hënën rreth vendimit të Trump për t'i dhënë fund DACA-s, duke i kërkuar Kongresit të SHBA t'u japë atyre "status të qëndrueshëm ligjor". "Unë jam i shqetësuar nga vendimi i qeverisë për t'i dhënë fund programit të Veprimit të Shtyrjes për Ardhjen e Fëmijëve", tha shefi i Komitetit të OKB për të drejtat e njeriut Zeid Ra'ad Al Husein në hapjen e sesionit të 36-të të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) në Gjenevë. "Shpresoj që Kongresi tani do të veprojë për t'i siguruar ish-përfituesve të DACA-s status të qëndrueshëm ligjor. Unë jam i shqetësuar nga rritja e ndalimeve dhe deportimeve të emigrantëve të vendosur edhe ligjërisht", tha ai. Zeid gjithashtu tha se numri i arrestimeve të emigrantëve pa kurrfarë dënimesh penale ishte 155 përqind më i lartë gjatë pesë muajve të parë të këtij viti sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2016.